all_news

“DITA E FAMILJES” në GALERIA Shopping Mall – Prizren

A e keni menduar se si ta kaloni këtë vikend me familjen tuaj?

GALERIA Shopping Mall në Prizren ka zgjedhjen më të mirë për ju!

Këtë të shtune dhe të diel, me datë 20 & 21 shkurt në Cineplexx, në GALERIA Shopping në Prizren organizohet eventi “DITA E FAMILJES”, ku do të shfaqet premiera e filmit të karaktereve tuaja të preferuara “TOM & JERRY”.

Beteja e vazhdueshme dhe kurthet mes maçokut Tom dhe miut Jerry, kanë bërë që ky film vizatimor të bëhet më i famshmi i të gjitha kohërave, dhe ende të mbetet filmi më nostalgjik dhe i dashur për gjithë. Andaj kjo është një mundësi e përkryer për të kaluar kohën me familje dhe për kthyer pas kohën nostalgjike të fëmijërisë.

Por magjia e vikendit në GALERIA ju sjell edhe shumë befasi të tjera! Duke u bërë pjesë e përzgjedhjes së rastësishme, ju mund të bëheni një nga fituesit e shumtë të biletave falas për trampolinë AREA52, këndi më i madh të qejfit dhe lojës për fëmijë dhe të rritur.

Ky vikendi do të jetë i paharrueshëm për ju dhe fëmijët tuaj nëse bëni zgjedhjen e përkryer për një ditë vikendi në GALERIA. Ku përveç filmit, ju mund të shijoni veçantinë e çdo çasti të kaluar në GALERIA që numëron mbi 120 dyqane, kafene, restorane dhe kënde argëtimi.