all_news

Dita Botërore e Pingpongut në GALERIA Shopping Mall

Më 6 Prill do të organizohet Dita Botërore e Pingpongut në GALERIA Shopping Mall, ku do të vendosen tavolinat reakreative të lojës së pingpongut dhe të gjithë të interesuarit mund të mësojnë hapat e parë të lojës ose të marrin udhëzime për lojën e pingpongut nga profesionistët. 
Ky aktivitet synon të bashkoj qytetarët entuizastët të pingpongut me profesionistët për të promovuar rëndësinë e këtij sporti, si dhe të arritjë barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në sport. 
Hapja simbolike e aktivitetit do të bëhet në ora 12:00 nga përfaqësuesit e Federatës së Pingpongut dhe të Galeria Shopping Mall. Për të vazhduar në 12:30 me lojërat dhe garat individuale dhe grupore mes lojtarëve profesionist dhe vizitorëve të rastit deri në ora 18:00. 
Duke pasur parasysh pandeminë, qendra jonë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, andaj lusim edhe vizitorët të jenë të pajisur me maska dhe të respektojnë rregullat kundër përhapjes së virusit. 
Ju mirëpresim
#galeriashoppingmall #federataepingponguttekosoves #ditaboteroreepingpongut