all_news

Çka po ndodh me 10 qershor në parkingun e GALERIA Shopping Mall në Prizren?

Me datën 10 qershor në parkingun e GALERIA Shopping Mall në Prizren do të mbahet eventi më i madh i ekspozimit të veturave “Fast & Furious 9” nga Cineplexx Prizren dhe Marakli t’Kerreve.

 Adrenalina do të jetë në tjetër nivel kësaj radhe!  Për të gjithë adhuruesit e veturave këtë të enjte nga ora 17:00 deri në ora 20:00 do të ketë argëtim, qejf dhe shumë surpriza në Car Show që është përgatitur vetëm për këtë event.

Premia e filmit e 9-të me rradhë “Fast & Furious” kësaj radhe e sjell filmin e shumëpritur për ju, ku sërish i gjen protagonistët në aksion. Cipher personazh i luajtur nga Charlize Theron, e rekruton vëllaun më të ri të Dom në ekipin e saj që të marrë hakmarrje ndaj Dom dhe miqve të tij. Dhe në rolet kryesore vijnë protagonistët si super-yjet Vin Diesel, Charlize Theron, Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, si dhe kastit të aktorëve i bashkëngjitet edhe ylli tjetër i filmave aksion, John Cena.

Në theks të veçantë kësaj here është edhe roli dhe fuqia e femrës në Fast & Furious, siç e cek Theron në film: “Femrat në botë e “Fast & Furious” e posedojnë shpejtësinë. Ato e bëjnë të pamundurën të ndodh!”

Përjetoni premierën e filmit të vitit, në GALERIA Shopping Mall në Prizren me njërin nga filmat më të madhenj të vitit 2021, “FAST & FOURIOUS 9”, në eventin madhështor që nuk do ta harroni asnjëherë. Andaj, mos mungoni me datë 10 qershor, nga ora 17:00 – 20:00 në GALERIA Shopping Mall. Ju mirëpresim së bashku me CINEPLEXX, Marakli t’Kerreve, Birra Peja, Go Plus Drink dhe Ujë Rugove.

Argëtimi në tjetër nivel!