EM CORPORATION kryen disa lloje të shërbimeve përfshirë EM Express Postën, EM Express Mall dhe EM Cargo Customs Agency.
Express Post është post e shpejtë që ju ofron shërbimin e shpërndarjes së mallrave në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë mbrenda dhe jashtë Kosovës, varësisht prej kërkesës së klientëve.
EM Express Mall është dyqan elektronik përmes së cilit konsumatorët përfshirë individët apo bizneset mund të gjejnë dhe kërkojnë produkte të brendeve dhe llojeve të ndryshme në të gjitha vendet e botës. Për më tepër përmes platformës EM Express Mall mund të bëni marketing të sponzorizuar dhe shitje në mbarë botën. Kurse EM Cargo Customs Agency është baza e shërbimeve që realizon të gjitha shërbimet doganore në vlera mbi 22.00€ duke aplikuar të gjitha rregullat dhe ligjet nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, duke përshpejtuar procedurat doganore në të gjitha terminalet e Republikës së Kosovës.