RRETH NESH

Në rrugën Tirana, vetëm 2 km nga qendra e qytetit të bukur të Prizrenit, GALERIA Shopping Mall është pozicionuar shumë përshatshëm që të shëndrrohet në destinacion të përkryer për çdo vizitorë.

GALERIA Shopping Mall është qendra më e madhe në rajon që ju ofron mundësinë të përjetoni një përvojë të re nga afër me diversitetin më të madh të dyqaneve, kafeneve, restoranteve dhe shërbimeve nga më të ndryshmet. Mbi 120 brende vendore dhe ndërkombëtare; si Rossman, Schafer, AZTECH, Intersport, NewYorker, LC Waikiki, DeFacto, Lindex, EBC Cosmetics; të cilët ju ofrojnë produkte cilësore që plotësojnë të gjitha kërkesat dhe dëshirat tuaja. Për të përmbushur përvojën tuaj të blerjeve në GALERIA Shopping Mall gjendet edhe këndi i argëtimit për fëmijë dhe të rritur AREA52, Bo Bowling, Playland si dhe kinemaja CINEPLEXX që sjell të gjitha premierat e filmave më afër jush.

GALERIA Shopping Mall është një biznes me vizion të fuqishëm: përvoja të kënaqshme dhe të paharrueshme për vizitorët, rehati në blerje si dhe të krijojë mundësi fitimprurëse për qiramarrësit. Si qendër e projektuar me shumë kujdes dhe profesionalizëm GALERIA i përshtatet stilit të jetës së çdo vizitori nga rajoni i Prizrenit, rajonet e tjera të Kosovës, Shqipërisë nga ana Perëndimore si dhe çdo turisiti që e viziton qytetin e Prizrenit.

GALERIA Shopping Mall është destinacion i duhur për të gjithë!