Të gjitha njoftimet

Magjia festive e 14 Shkurtit GALERIA Shopping Mall

Qendra tregtare GALERIA në Prizren, si qendra më e re në rajon është shndërruar në galeri me instilacionet në formën e zemrave kështu duke reflektuar ambient të ngrohtë e dashuri përgjatë muajit Shkurt, muajit të dashurisë.

Shkurti është muaji ideal për të shprehur dashurinë, dhe padyshim që njëra prej mënyrave më të mira për ta bërë këtë është përmes dhuratave të veçanta që mund t’i gjeni vetëm në dyqanet e GALERIA Shopping Mall, Prizren. Kampanja “JEP DASHNI” ju ofron mundësinë të dhuroni shumë dashuri duke shpenzuar shumë pak si rezultat i ofertave të shumta nga brendet kombëtare dhe ndërkombëtare që janë në hapësirat e kësaj qendre.

Por kjo nuk është e tëra!

Qendra tregtare GALERIA dhe bashkëpunëtorët e saj, si kinemaja Cineplexx, Bo Bowling, AZTECH, AREA52, EsteMed Beauty Center, EBC Cosmetics, FINERA Home e Lifestyle, kanë organizuar lojë shpërblyese me mbi 30 shpërblime të cilat po ju presim për pjesëmarrjen tuaj! Për t’u bërë pjesë e lojës dhe njëri nga çiftet fituese të lojës shpërblyese ndiqni rregullat në faqen zyrtare të qendrës tregtare GALERIA në Facebook dhe në Instagram.

Andaj, çfarë pret? Bëje që muaji shkurt të qëndroj gjatë në kujtesën tuaj qoftë me magjinë festive tek qendra tregtare GALERIA, Prizren, mundësinë për të bërë dhuratat më të bukura të vitit me ofertat marramendëse, apo edhe duke qenë fitues i lojës shpërblyese.