Të gjitha njoftimet

Vikendi i Çudirave në GALERIA Shopping Mall

GALERIA Shopping Mall në Prizren ka hapur dyert dhe mirëpret të gjithë vizitorët për të festuar së bashku 2 vjetorin, me aktivitete, oferta të ndryshme dhe pa fund befasi.

Këtë vikend me datë 16 & 17 tetor në GALERIA Shopping Mall mund të takoni shumë personazhe nga bota e filmave të animuar Disney. Duke filluar nga ora 14:00 këtë të shtunë dhe të diel në qendrën tregtare Galeria në Prizren do të organizojmë vikendin magjikë të çudirave së bashku me personazhet nga Disney.

Padyshim që vikendi do të jetë mahnitës për fëmijët tuaj kur të takojnë personazhet Tommy & Jerry ndërsa, ju do të kryeni blerjet në dyqanet brenda Galeria Shopping Mall apo shijoni specialitete të ndryshme ushqimi.

Programi i Vikendit të Çudirave fillon nga ora 14:00 dhe zgjatë deri në ora 18:00.

– Defile nga personazhet e filmave të animuar në qendër

– Lojëra dhe vallëzime me personazhet e preferuara (maskota)

– Facepainting

– Fotografi pafund

Vikendi i Çudirave, është nga ato evente të paharrueshme për vizitorët tanë të vegjël ku mund të takojnë Spidermanin, Mickey and Minnie Mouse, Princess Anna & Elsa, Panda dhe shumë karaktere të dashura që i kanë shikuar vetëm përmes ekranit.

Ndërsa befasia e vikendit për muajin tetor vazhdon të jetë kampanja “WOW 2 VITE” në Galeria Shopping Mall në Prizren që ju mundëson të kryeni blerjet me super oferta në elektronikë, tekstil shtëpiak, veshmbathje, kozmetikë në brendet si AZTECH Electronics, Finera Home, Intersport, LC Waikiki, De Facto, EBC Cosmetics e shumë brende të tjera. Dhe padyshim që ju krijohet edhe rasti për të parë premierën e filmit të vitit James Bond 007 dhe Venom 2 në CINEPLEXX Prizren.

Mos harroni vikendi i çudirave për të vegjlit tuaj, fsheh shumë befasi pa zbuluar për çdo familje. Andaj na vizitoni në GALERIA Shopping Mall në Prizren me 16 & 17 tetor.

Ju mirëpresim!