Të gjitha njoftimet

Eventi madhështor për dy vjetorin e qendrës GALERIA në Prizren

Muaji tetor shënon ditëlindjen e qendrës tregtare GALERIA, ku dhe festa ka filluar me kampanjën “WOW 2 VITE”, oferta dhe zbritje të ndryshme si dhe me lojëra shpërblyese dhe aktivitete të ndryshme të organizuara vetëm për dy vjetorin e qendrës. Festa vazhdon edhe javën e fundit të muajit e që qëndron si qershia mbi tortë me programin e përzgjedhur dhe të organizuar vetëm për festuar së bashku ditëlindjen e qendrës GALERIA.

Fundjava e fundit e tetorit nuk ka ku të jetë më e përkryer përpos në GALERIA Shopping Mall në Prizren, me programin e pasur të organizuar me aktivitete: këngë e valle, shfaqje dhe akrobacione nga cirku profesionist i Tiranës, si ngjyrosje të fytyrës për fëmijë, dhe Halloween Party.

Por kjo nuk është e gjitha! Për festën e dy vjetorit në GALERIA vazhdojnë zbritjet, ofertat dhe çmimet promocionale në të gjitha kategoritë e blerjeve edhe në ditët e fundit të tetorit. Andaj mos e humbisni ëmbëlsinë e tetorit në GALERIA me shumë oferta dhe zbritje, dhe aktivitete të pasura argëtuese për të gjitha moshat.

Ju mirëpresim të festojmë së bashku në qendrën Galeria në Prizren!