Të gjitha njoftimet

Klubi i karatës Eagle të dielen performon në Galeria Shopping Mall

Të dielen me 16 Nëntor, në qendrën Galeria organizohet aktivitet sportiv me klubin e karates nga Prizreni "EAGLE". 

Me fillim nga ora 14:00 do të keni mundësi të argëtoheni me demonstrimet dhe performancën e këtij arti luftarak nga të rinjtë e klubit EAGLE.


Që vikendi juaj të jetë i paharrueshëm mos e humbisni këtë vikend në Galeria Shopping Mall në Prizren.


Ju mirëpresim!