Të gjitha njoftimet

Organizohet Panairi i Parë i Punës në GALERIA Shopping Mall

Si një nga qendrat më të mëdha në rajon ku operojnë mbi 120 brende ndërkombëtare dhe vendore, GALERIA Shopping Mall organizon për herë të parë panairin e punës duke ofruar mundësi punësimi për shumë qytetarë. 

Me organizimin e këtij panairi synohet t'u mundësohet punëdhënësve dhe punëkërkuesve të krijojnë kontakte me qëllim të plotësimit të vendeve të reja të punës. Si bashkëpunëtorë i këtij panairi, OJQ THY do të asistoj të gjithë të interesuarit në përpilimin e CV-ve dhe çdo forme tjetër të aplikimit.
Panairi do të mbahet në ambientin e qendrës GALERIA Shopping Mall në Prizren.

️🗓13 & 14 Maj
⏱Ora 12:00 - 16:00

Mundësi e garantuar!✔️