Të gjitha njoftimet

Dinozaurët vijnë për herë të parë në GALERIA Shopping Mall

Nëse keni menduar se cila do të ishte befasia më e veçantë e këtij viti për fëmijët tuaj dhe ende nuk keni arritur të gjeni zgjidhjen ideale, atëherë GALERIA Shopping Mall ja u mundëson realizimin e befasisë më të veçantë me një event krejtësisht ndryshe nga se jeni mësuar të shihini. 

Fëmijët tuaj padyshim që do të gëzoheshin të takojnë kafshët e preferuara që i kanë parë vetëm përmes ekranit në filmat e xhunglës, Madaskarit, Eldorados apo edhe i posedojnë si lodra dhe i kanë nga të preferuarat. Sigurisht që kureshtja e tyre ka shtuar dëshirën për  të parë edhe nga afër se si ngjasonin dinozaurët e vërtetë që kanë egzistuar mijëra vite më parë.

Andaj, GALERIA Shopping Mall në Prizren nga data 24 maj sjell DINOZAURET gjigandë me lartësi 4 metra dhe 7 gjatësi që ju duket se ngjasojnë me realët. Janë të vendosur në një hapësirë të improvizuar që ngjan me botë reale të epokës së dinozaurëve. Këta zvarranikë gjigandë që zgjojnë jo vetëm kureshtjen e fëmijëve tuaj por edhe ju mundësojnë të përjetoni një aventurë të veçantë brenda hapësirës së “Botës së Dinozaurëve” dhe ta ruani kujtimin tuaj me fotografi të bukura.

 Që nga data 24 maj përgjatë një muaji do të keni mundësinë që në qendrën GALERIA ta vizitoni  “Botën e Dinozaurëve”, shihni nga afër dinozaurët dhe të mësoni më shumë rreth veçorive dhe karakteristikave të secilës familje të dinozaurëve në ekspozitën e vendosur në hollin qendror të GALERIA Shopping Mall në katin 0.

Por, gjithë aventura  juaj e udhëtimit në botën e dinozaurëve nuk mbaron me kaq shpejtë, dinozaurët do të qëndrojnë nga data 24 maj deri më 24 qershor,  ku përgjatë gjithë muajit do të ketë edhe shumë aktivitete argëtuese.

Ju mirëpresim të krijojmë së bashku eksperiencë të paharrueshme në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren!