Të gjitha njoftimet

Të shtunën mbahet aktiviteti "Rregullat e qarkullimit rrugor për fëmijë"

Të shtunën, më 10 Shtator do të mbahet aktiviteti i "Rregullat e qarkullimit rrugor për fëmijë" në GALERIA Shopping Mall. 

Aktiviteti ka për qëllim përmes lojës dhe interaktivitetit të eduktojë fëmijët mbi rregullat bazike të komunikacionit rrugor dhe rëndësinë e tyre për sigurinë në rrugë.

Andaj na vizitoni qendrën GALERIA Shopping Mall, gjatë kohës që ju kryeni blerje apo shijoni specialitetet e ndryshme të vegjëlit tuaj mund të mësojnë për rregullat e komunikacionit rrugor. 



Lokacioni: përball Toyzz Shop (Kati 2, GALERIA Shopping Mall)