Të gjitha njoftimet

Panair Madhështor në Prizren për Gratë Ndërmarrëse

Panair Madhështor në Prizren për Gratë Ndërmarrëse

Shoqata ESNAF në bashkëpunim me GALERIA Shopping Mall organizon Panairin e 11-të Tradicional ESNAF, këtë vit vetëm me pjesëmarrjen e grave ndërmarrëse.
Panairi me moton “Zhvillimi Ekonomik nuk ka Gjini” do të mbahet më 8 Mars 2023 në GALERIA Shopping Mall, Prizren📍 dhe do të përfshihen afërsisht 40 biznese nga sektorë të ndryshëm që udhëheqen nga gratë.
Eventi do të jetë i hapur për vizitorët gjatë gjithë ditës së Mërkurë, më 8 Mars.

Ju mirëpresim!