Të gjitha njoftimet

PANAIRI I PUNËS DHE KARRIERËS

GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me Qendra për Karrierë dhe Alumni - Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti", po organizojnë Panairin e Punës dhe Karrierës me datë 2 Qershor.

Përmes Panairit të Punës dhe Karrierës, synojmë të krijojmë lidhje mes punëdhënësit dhe punëmarrësit potencial duke ofruar hapësirën dhe mundësinë e takimit në mënyrë të organizuar me të gjitha kompanitë/ organizatat pjesëmarrëse në GALERIA Shopping Mall.

Vlen të cekët se të gjithë të interesuarit për punë do të kenë asistencë profesionale personeli i Qendrës së  Karrierës së UPZ për përpilimin e CV-s dhe formave të tjera të aplikacioneve që ua lehtëson përzgjedhjen e kandidatëve të duhur për kompaninë tuaj.

Data: 02 Qershor; E Premte

Orari: 10:00 – 18:00 

Lokacioni: Holli qendror në katin 0