Të gjitha njoftimet

Përvoja e jashtëzakonshme e konsumatorit arrin në Prizren

Tashmë, Prizreni është shtëpia e qendrës tregtare dhe argëtuese të dizajnuar për të krijuar vlerë për njerëzit. GALERIA Mall, me mbi 100 shitore, sjell brende të njohura botërore, produkte vendore të cilësisë së lartë dhe hapësira fantastike për argëtim.

Shitoret dhe njësitë janë renditur në atë mëyrë që të maksimizojnë shfrytëzimin e hapësirës dhe të kohës. Njësitë dhe hollet e ndriçuara dhe ajrisura mirë, ambienti elegant dhe miqësor, shumëllojshmëria e shitoreve, njësive argëtuese, këndeve për kafe dhe ushqim dhe kinemaja mundësojnë shfrytëzim organik të hapësirës nga vizitorët.

Koncepti i GALERIA Mall është të jetë qendër ku njerëzit mblidhen jo vetëm për të blerë, por edhe për shpirtin jetësor të komunitet që nxit dhe për fokusin tek argëtimi që ofron.    

GALERIA Mall gjendet në pozicion shumë të përshtatshëm të qytetit. Njerëzit mund të shkojnë atje lehtë me transport privat, autobus lokal apo në këmbë. Ajo është pikë me atraksione për të rriturit dhe fëmijët. Falë vendndodhjes së shkëlqyer, qendra përkujdeset për nevojat jo vetëm të banorëve të Prizrenit, por edhe të qyteteve të tjera të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.