GALERIA Mall sjell përfitime për ekonominë lokale
Vende të reja pune në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shërbimeve do të hapen së shpejti për qytetarët e Prizrenit dhe zonave përreth. Me më shumë se 100 njësi, si shitore, kafene ose për argëtim, GALERIA Mall do të jetë një nga punëdhënësit më të mëdhenj në zonë.
Si shembull i krijimit direkt të vendeve të punës, GALERIA Mall ka nevojat për staf me shkathtësi të ndryshme në nivele të ndryshme jo vetëm në shitje dhe mirëmbajtje, por edhe në industrinë e argëtimit, planifikiit të ngjarjeve, zanateve, marketingut, TI-së dhe më shumë. Po ashtu, GALERIA Mall do të ketë ndikim tek ekonomia lokale pasi do të kontraktojë shërbime, blerje të mallrave dhe do të tërheqë më shumë njerëz në qytet, duke gjeneruar kështu mundësi reale.
“Ne kemi investuar miliona për të ndërtuar GALERIA Mall, por investimi vërtet me ndikim është tek mundësitë për punësim dhe fitim që ne do t’i krijojmë për komunitetin vit pas viti” tha Gojart Shaqiri, CEO në GALERIA Mall. “Kjo është në përputhje me vizionin tonë për të nxitur jetën e gjallë të komunitetit dhe për të sjellë ndryshime pozitive për mirëqenien e të gjithëve”.