Të gjitha njoftimet

Argëtim gjatë të gjithë vitit për të gjitha moshat në GALERIA Mall

Hedhje me trampolinë, bouling, kënd lojërash për fëmijë dhe magjia e ekranit të madh, të gjitha në një vend për të krijuar përvojën më madhështore të vizitorëve. GALERIA Mall në Prizren është hapur me një koncept që vë theksin tek argëtimi dhe koha e lirë, pavarësisht stinës së vitit.

 Si një qendër që synon të nxisë jetë të gjallë komunitare, GALERIA Mall ofron aktivitete interesante dhe argëtuese për të gjitha grupmoshat. Vende të mira për të ngrënë, kinema, aktivitete fikzike ose mundësi për të shijuar ekspozita të artit apo shfaqje sipas rastit në hapësira të dedikuara e bëjnë këtë qendër tregtare vendin ku njerëzit krijojnë kujtime dhe kanë përvoja të gëzueshme.

Koncepti i GALERIA Mall  si një qendër argëtimi dhe për kohë të lirë është në përputhje me trendet botërore të transformimit të qendrave tregtare nga vende vetëm për nevoja të blerjes në vende ku njerëzit e shpenzojnë kohën në mënyrë të dobishme me miq dhe me familje.