Të gjitha njoftimet

Në Prizren hapet qendra tregtare “Galeria Shopping Mall"

Në Prizren, sonte, është hapur qendra më e re tregtare “Galeria Shopping Center”.

Në këtë hapësirë ku janë punësuar 1600 persona, veç brendeve të njohura botërore, do të ketë edhe diçka të veçantë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se investimet e tilla do të gjejnë mbështetje gjithnjë në komunën që ky e udhëheq.

Para publikut, investitorët përmes një filmi dokumentar treguan edhe punën e tyre 18 mujore. /KlanKosova/