Të gjitha njoftimet

Galeria së bashku me partnerët e saj përmbyll muajin dhjetor me aktivitete humanitare

Si një nga qendrat më të mëdha në rajon, Galeria Shopping Mall përpos ambientit të bukur dhe kënaqësisë së blerjeve që ua ofron konsumatorëve të saj, veçohet për organizimin e aktiviteteve të shumta argëtuese në qendër si dhe aktiviteteve humanitare për komunitetin që jeton në kushte të rënda ekonomike.

Pas aktiviteteve të shumta argëtuese, muajin dhjetor Galeria e përmbyll me aktivitete humanitare duke vizituar shkollat, shoqatat dhe shtëpitë e atyre që kanë nevojë për pak gëzim në këto ditë të festave.

Kryqi i Kuq në Prizren e radhitë Galerinë një nga kontribuesit dhe donatorët që i prijnë listës së mbështetjes për familjet në nevojë.

Në kuadër të nismës “Një dhuratë, një buzëqeshje më shumë” që ishte aktive për dhjetë ditë në Galeria, janë grumbulluar të holla dhe veshmbathje për nevojtarët të cilat vullnetarët e Kryqit të Kuq do t’i shpërndajnë në çdo shtëpi që i duhet mbështetja jonë.

Me theks të veçantë, Galeria gjithmonë u kushton rëndësi fëmijëve të shoqatave dhe komuniteteve që i ka përkrahur edhe me nisma të mëparshme.

Kësaj here janë shpërndarë mbi 200 dhurata për fëmijët e shoqatës “Autizimi” në Suharekë, HandiKos në Prizren, shkollës së fëmijëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian “ConCordica” si dhe shkollës “Lef Nosi”.

Duke mos harruar edhe ata që ishin në shërbim të qytetarëve gjatë periudhës pandemike, në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për ata të cilët ndihmuan në imunizimin e popullsisë kundër përhapjes së virusit covid-19, Galeria në bashkëpunim me Burger King, shtruan drekë për qendrën e vaksinimit në qytetin e Prizrenit.

Po ashtu, duke mos harruar të përmendet se njëra nga qendrat aktive të vaksinimit në Prizren ka qenë edhe brenda hapësirave të qendrës Galeria.

Galeria shpreh mirënjohje dhe falënderon bashkëpunëtorët e të gjitha aktiviteteve të bamirësisë.

Kontributi ynë i përbashkët për çdo qytetarë të secilit komunitet në nevojë është përgjegjësi që ndikon në të mirën e përgjithshme të shoqërisë në komunën, vendin dhe rajonin tonë.

Me shpresën se ndryshimet e mëdha do t’i arrijmë me mbështetjen e njëri tjetrit Galeria Shopping Mall u uron qytetarëve një vit të ri më të begatshëm dhe më të suksesshëm.