Të gjitha njoftimet

Fillon kampanja e re "Si të gëzoni partnerët tuaj për Ditën e të Dashuruarve?"

14 Shkurti, Dita e të Dashuruarve ka origjinën në Romë, por festohet anekënd botës. Ajo që gjithmonë e veçon këtë festë është dëshira për ta bërë partnerin ose partneren të ndjehet i/e veçantë, për të cilën asnjëherë nuk ka ekzistuar përzgjedhje më e mirë veçse tani në qendrën tregtare GALERIA në Prizren.

Dita e të Dashuruarve edhe pse në muajin shkurt i shton theks të madh rëndësisë së admirimit, respektit dhe dashurisë së madhe kur befasitë e juaja kanë përzgjedhjen e përkryer që gëzon partnerin tuaj.

Kampanja “Dhuro Dashuri” në GALERIA Shopping Mall, për 14 ditë ju ofron përzgjedhje të pafundme në të gjitha kategoritë dhe ide dhuratash nga më të ndryshmet që i gjeni me çmime promocionale dhe ekstra zbritje, si dhe padyshim ju garanton cilësinë në çdo produkt.

Për dallim nga vitet e kaluara, GALERIA këtë vit në kuadër të kampanjës “Dhuro Dashuri” ka krijuar këndin unik për fotografi për të gjithë klientët e veçanërisht për çiftet që vizitojnë Galerinë për të festuar Ditën e të Dashuruarve.

Dhuratën tuaj, buqetën e luleve dhe kartolinën me fjalë të zgjedhura i bëni më të këndshme kur ju zgjidhni ambientin e qendrës GALERIA për të darkuar dhe përjetësuar momentet në ambientin me dekore festive.

Përveç atraksionit të ambientit, super zbritjeve deri në 70%, ofertave promocionale, në kuadër të kampanjës organizohet edhe lojë shpërblyese me top brendet nga kategoria e aksesorëve: Emo dhe Welch Jewelry.

Për t’u informuar më shumë rreth kampanjës dhe aktiviteteve të muajit të dashurisë na ndiqni në kanalet tona në facebook dhe instagram.

Zgjidhni qendrën tregtare GALERIA për të dhuruar dashuri pa fund!