Të gjitha njoftimet

Çdo të martë argëtim pafund me çmime speciale në GALERIA Shopping Mall në Prizren

Jo vetëm dëshirat e fëmijëve, por çdo anëtarë i familjes pëlqen të frekuentojë gjatë kohës së lirë këndet rekreative për tu argëtuar dhe larguar rutinës ditore. Andaj vikendet janë koha kur më së shumti njerëzit zgjedhin aktivitetet e lira, por jo edhe kur të dëgjojnë për super oferta me çmime speciale dhe argëtim pafund.

“E marte për qejf” është dita e çmimeve speciale për argëtim në qendrën tregtare GALERIA në Prizren,ku përfshihet argëtimi në kinemanë CINEPLEXX, parkun më të madh të trampolinës AREA52, VR Zonën e parë në Kosovë SUPER7, dhe Karaoke Box, si dhe këndin e lojërave për fëmijë PLAYLAND. Argëtimi nuk ka se si të shijohet më shumë kur të gjitha lojërat e preferuara mund ti luani me çmime speciale.

Çdo e martë i dedikohet qejfit, lojës dhe sfidës me momente të hareshme që ju dhurojnë adrenalinë dhe kënaqësi. Derisa të vegjlit tuaj lozin në botën e lodrave të PLAYLAND dhe parkun e trampolinës AREA52, shfrytëzoni rastin të përjetoni qejfin e lojërave më të reja në SUPER7,  shihni premierat më të fundit botërore të filmave në CINEPLEXX, si dhe të këndoni me miqtë tuaj në KARAOKE BOX.

Por, e marta nuk mbaron me kaq në GALERIA! Ju mund të shijoni specialitete të shumta, kryeni blerjet dhe shërbimet nga më të ndryshmet që gjenden që GALERIA.

Ju mirëpresim çdo të martë me ofertë speciale në Galeria Shopping Mall në Prizren!