Të gjitha njoftimet

Si të gëzoni më të dashurat tuaj për 8 Mars?

Për dallim nga festat tjera, Marsi vjen me festa që duhen trajtuar me më shumë kujdes që përkon me ndjenjën e dashurisë kjo për rëndësinë e personave që u dedikohen këto festa. Dhe padyshim që si çdo herë edhe kësaj radhe GALERIA Shopping Mall me bashkëpunëtorë ka përgatitur aktivitete dhe kampanjë enkas që ju të festoni dhe krijoni momente të paharrueshme.  

GALERIA në bashkëpunim me Gerbera, për 8 Mars nderojnë 8 gra të pensionuara në qytetin e Prizrenit, kontribuuese në mjekësi, vendosjen e rendit dhe drejtësisë, arsim dhe kultivimin e artizanaleve. Asnjëherë duke mos harruar se puna dhe kontributi i secilës nga këto gra ka thyer edhe tabutë e shoqërisë së dikurshme dhe ka luajtur rol në emancipimin e grave dhe vajzave në Kosovë.

8 Marsin do e festojmë në ambientin e bukur të qendrës tregtare GALERIA në Prizren, që është shndërruar në një pazar të luleve shumëngjyrëshe të lulishtes Gerbera, që krijon një panoramë të jashtëzakonshme për fotografi gjatë blerjes së luleve, llojllojshmëria e të cilave është e madhe.

POR, jo vetëm kaq! Dyqanet në qendrën tregtare GALERIA edhe kësaj here ofrojnë zbritje në kombinime të ndryshme të veshjeve, këpucëve, aksesorëve, kozmetikës dhe shumë e shumë produkteve të tjera që ju mundësojnë zgjedhjen e një dhurate të veçantë për festën e mësuesit 7 Marsin dhe festën e gruas 8 Marsin.

E për më tepër GALERIA në bashkëpunim me qendrën estetike ESTMED organizojnë lojën shpërblyese dhe për tu bërë pjesë e lojës na ndiqni në facebook dhe instagram.

Bëjeni këtë Mars të paharrueshme me më të dashurat tuaja, duke shprehur mirënjohje dhe krijuar kujtime që mbesin përherë në memorien tuaj!