Të gjitha njoftimet

Fëmijët e Down Syndrome shënojnë fillimin e pranverës me shumë aktivitete në Galeria Shopping Mall

Për dallim nga çdo stinë tjetër, fillimi i pranverës karakterizohet me ardhjen e gjallërisë që rifreskon qëllimin, arsyen dhe motivin për mbarësi dhe krijime të reja. Me çeljen e luleve të reja, bukurinë e ngjyrave të llojllojshme dhe fëmijët e shoqatës së Down Syndrome i urojmë mirëseardhje stinës së pranverës me lojëra, ngjyrosje, dhe punime të ndryshme të kartolinave.

Krahas aktiviteteve të ndryshme në të kaluarën me organizatën Down Syndrome nga Prizreni, kësaj radhe GALERIA Shopping Mall organizon aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të personave me Down Syndrome 21 Marsin, si dhe fillimin e stinës së pranverës. Këtë të diel, me datë 20 me fillim prej orës 12:00 hapim dyert për të gjithë ju për të kaluar një ditë me aktivitete të ndryshme me fëmijët e mrekullueshëm nga Down Syndrome të cilët do të punojnë nën asistencën e  vullnetarëve të OJQ THY nga Prizreni. Ndërsa prej orës 14:00 do të bëhet shitja e kartolinave në hollin e qendrës në katin 0, ku çdo blerje e kartolinës grumbullohet për fondin e organizatës së Down Syndrome.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës, me fillim prej orës 15:00 vazhdon eventi i argëtimit me ROBOT SHOW me grupin nga Maqedonia, që ekskluzivisht vijnë me lojëra, defile dhe argëtim të një niveli plotësisht ndryshe në qendrën tregtare GALERIA.

Mos harroni të na bashkoheni të dielën me 20 MARS në GALERIA Shopping Mall në Prizren që t’i urojmë së bashku mirëseardhje pranverës.

Ju mirëpresim!