Të gjitha njoftimet

Për nder të festës së Fitër Bajramit GALERIA Shopping Mall shpërndan 100 pako ushqimore

Edhe këtë vit, për nder të muajit të Ramazanit dhe Festës së Fitër Bajramit, GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me shoqatën BEREQETI dega në Prizren, shpërndajnë  mbi 100 pako ushqimore për familjet në nevojë nga komuna e Prizrenit.

Festat veçohen për bamirësinë, solidaritetin, dhe përkrahjen e komunitetit, prandaj edhe kësaj radhe GALERIA Shopping Mall kujdeset dhe është përkrah komunitetit. Aksioni humanitar që u ndërmorën në bashkëpunim me shoqatën BEREQETI ka për qëllim sado pak zbutje e kushteve të vështira ekonomike për 100 familje në nevojë në prag të festës së Fitër Bajramit. Pakot  e ndara ushqimore përmbajnë produktet ushqimore dhe produkte bazë higjienike për çdo familje.

Përveç pakove ushqimore, është bërë edhe shpërndarja e mbi 200 dhuratave për fëmijët e familjeve në nevojë, si dhe për vizitorët e rastit në qendrën GALERIA në Prizren.

GALERIA Shopping Mall falënderon shoqatën BEREQETI për bashkëpunim, dhe beson që ndryshimet në shoqëri bëhen me kontributin e përbashkët.

Më shpresën se rritet përgjegjësia qytetare për të kontribuar në vendin ku jetojmë, GALERIA Shopping Mall ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve musliman.