Të gjitha njoftimet

OriginAL viziton GALERIA Shopping Mall

Me 13 gusht, stafi i  GALERIA Shopping Mall mirëpriti 40 studentë të rinj nga diaspora, nga 15 shtete të ndryshme. Të rinjtë që janë duke vizituar qytete kulturo-historike në kuadër të programit studimor në Kosovë dhe Shqipëri, kishin rastin të njohin nga afër bizneset operuese dhe veprimtaritë që kryejnë këto biznese në qendrën GALERIA në Prizren. 

Po ashtu në kinemanë Cinepelxx u shfaq filmi "Zgjoi" vetëm për këta pjesëmarrës, i cili rrëfen për jetën dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gratë e Krushës në Kosovën e pas luftës. Filmi emocioni dhe frymëzoi këta studentë që ishin kureshtarë për Kosovën e pas luftës dhe zhvillimet në vend.  


Falenderojmë kinemanë Cineplexx për bashkëpunimin dhe organizimin e këtij aktiviteti të përbashkët.