Të gjitha njoftimet

GALERIA Shopping Mall me bashkëpunëtorë feston tre vjetorin e hapjes

Tetori i këtij viti po shënon tre vjetorin e hapjes së qendrës tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren, andaj me këtë rast GALERIA në bashkëpunim me partnerët e brendshëm organizon event festiv nga data 24 deri 30 tetor,  në kuadër të së cilës ju presin befasi nga më të ndryshmet.

Kampanja e zbritjeve marramendëse “Tre vite përplot oferta dhe zbritje” nga data 24 deri më 30 tetor në dyqanet e të gjitha kategorive ju ofron zbritje nga 20% deri 70%. Ndërsa më 29 & 30 tetor gjatë programit festiv do të ju përcjellin edhe shumë aktivitete mahnitëse me grupet më të mira nga vendi dhe rajoni që do të performojnë shfaqje profesionale për të rritur dhe fëmijë.

POR, magjia e vikendit më 29 & 30 tetor nuk mbaron me kaq! Përveç shfaqjeve të ndryshme argëtuese, do të dhurohen edhe shumë shpërblime e dhurata.

A JENI GATI?

Të bashkohuni në festën e GALERIA Shopping Mall, dhe shfrytëzoni rastin të bëheni pjesë e lojës SPIN duke krijuar mundësinë të jeni fitues i një voucher nga top brendet vendore e ndërkombëtare, si: Guess, Sprinfield, AZTECH, Greyder, Madame Coco, Intersport, Okaidi, Women Secret, Tufina Watches, Bonatti, Trigema, e shumë brende tjera.

Pra, mos harroni! Magjia e festës së tetorit në qendrën GALERIA Shopping Mall do të gëzojë të gjithë vizitorët me shpërblime të shumta duke filluar 20€, 30€, 50€, 90€ e deri 100€.  Bëhuni pjesë e festës “Tre vite përplot dashuri, argëtim e zbritje” dhe krijoni momentet më të veçanta të tetorit në GALERIA Shopping Mall në Prizren.

Dhe padyshim, tashmë për tre vite GALERIA Shopping Mall është bërë pjesë e rëndësishme e qytetarëve, komunitetit dhe vizitorëve të qytetit të Prizrenit e rajonit më të gjerë. GALERIA është shndërruar në destinacionin e preferuar familjarë falë gamës së llojllojshme në përzgjedhje të produkteve  nga 120 brendet, ambientit të bukur familjar dhe hapësirave të veçanta rekreative që u dedikohen të gjitha moshave.