Të gjitha njoftimet

Mbahet Turneu i Shahut në qendrën GALERIA

Me datë 13 Nëntor u mbajt Turneu i Shahut në GALERIA Shopping Mall nënudhëheqjen e Klubit të Shahut - Dega në Prizren.

Gara u zhvillua mes njëzetë pjesëmarrësve të grupmoshave: junior dhe senior. 

Fituesit e pesë vendeve të para janë:

Vendi i parë - Dren Salihu

Vendi i dytë - Akil Mahmuti

Vendi i tretë - Dea Rexhepi

Vendi i katërt - Abdullah Sahitaj

Vendi i pestë - Ardit Jusufi

Në shenjë falenderimi për pjesëmarrje të gjithë lojëtarëve u shpërndanë mirënjohje,  veçanarisht falenderojmë edhe Klubin e Shahut për bashkëpunim në organizimin e turneut.