Të gjitha njoftimet

“BLACK FRIDAY” si asnjëherë në GALERIA Shopping Mall

Tashmë e njohur se Black Friday është koha jo vetëm e zbritjeve, por edhe blerjeve të vitit edhe në qendrën GALERIA Shopping Mall në Prizren. E këtë vit si asnjëherë, ju keni mundësinë të kryeni shumë blerje duke shpenzuar pak, dhe atë jo në kategori të caktuar por në të gjitha kategoritë: pajisje dhe produkte shtëpiake, elektro-teknikë, tekstil, këpucë, aksesorë e gjithçka tjetër çka ju kërkoni dhe ju duhet.  

Bëhuni gati që të kapni zbritjen e vitit në blerjen e shumëpritur të javës së top zbritjeve dhe ofertave ”Black Friday” nga data 18 Nëntor deri më 30 Nëntor në GALERIA Shopping Mall.

Për ju që keni kursyer gjatë të bleni e mobiloni shtëpinë apo kuzhinën tuaj, zyrat e punës, apo zbukuroni ambientet tuaja,  zgjidhni gardërobë dhe aksesorë të koleksioneve të reja është KOHA juaj që t’i kryeni të gjitha nevojat e blerjeve edhe plotësoni të gjitha dëshirat, dhe atë duke KURSYER në secilin BLERJE.    

Përzgjedhni më të mirën dhe të preferuarën me zbritjen e Black Friday duke filluar me zbritje nga 30% deri 70%, oferta speciale ‘blej dy, paguaj një’ e shumë surpriza e dhurata ju presin në gjitha dyqanet në qendrën GALERIA: Intersport, Aztech, Schafer, LC Waikiki, New Yorker, Greyder, Dardania Sport, Hatemoglu, Welch, Emo, IBC Cosmetics, EBC Cosmetics etj.

ANDAJ, bëhuni gati të kryeni blerjen e vitin në javën e zbritjes ‘Black Friday’ në GALERIA Shopping Mall Prizren.