
JAVA E ARTIT po mbahet në GALERIA
Të mërkurën u bë hapja e Javës së Artit me një fjalim motivues nga mjeshtri i 11 Rekordëve Botërore, Saimir Starti, i cili ndau me të pranishmitë përvojat e tij në përfaqësimin e trojeve shqiptare përmes artit në mbarë botën.
Ndërsa, në ditën e dytë të aktiviteteve u mbajt paneli i diskutimit me temën "Edukimi përmes Artit" me artistë e pedagogë të specializuar.
Aktivitetet në kuadër të kësaj jave vazhdojnë me puntori artistike edhe sot me
shoqatën e artistëve The Art nga Theranda.
Ju mirëpresim të shihni nga afër punën e bukur artistike.