Të gjitha njoftimet

Përmbyllet JAVA E ARTIT

Të dielen u hap ekspozita e punimeve të Javës së Artit, me këtë rast u përmbyllen të gjitha aktivitetet e kësaj jave. 

Përgjatë një jave u mbajtën aktivitete të ndryshme kulturore e edukative, përfshirë panelin e diskutimit me temën "Edukimi përmes artit" me profesorë të artit dhe pedagogë të specializuar. Panelistët bashkëbiseduan me audiencën për rolin dhe rëndësinë që ka arti në edukimin e brezave të rinj. Gjithashtu në kuadër të kësaj jave u zhvilluan edhe aktivitete si puntori arti dhe performancë artistike me grupe shkollore të nxënësve nga komuna e Prizrenit dhe Suharekës. Me pikturat e realizuara nga artistët e The Art, të dielën u mbajt ekspozita e hapur për vizitorët e GALERIA Shopping Mall.