Të gjitha njoftimet

MANGO sjellë konceptin më të ri në GALERIA Shopping Mall

Kryefjala e modës dhe rrjeti numër një i dyqaneve MANGO sjellë konceptin më të ri të dyqanit “Med concept” në qendrën tregtare GALERIA Shopping Mall. Dyqanet Mango të konceptit të ri të frymëzuar nga stili mediterian gjatë vitit 2022 janë hapur në Francë, Singapore, Londër, ndërsa së shpejti do të hapet edhe në Kosovë.

Nga Marsi i vitit 2023, qytetit të Prizrenit po i zgjerohet tregu i blerjes, top brendi internacional i stilit dhe modës së fundit, MANGO, dyqanin më të ri me konceptin e fundit po e sjellë në qendrën tregtare GALERIA. Me enterierin luksoz të dyqaneve fashion që i ofron klientëve eksperiencë të këndshme në eksplorim të koleksioneve dhe ardhjeve të reja; dhe komoditet në përzgjedhje të rrobave, këpucëve e deri tek aksesorët më të detajizuar.

Në botën plotë dinamikë, ditë të zakonshme dhe evente speciale inspirimi shprehet vetëm përmes stilit të veshjes dhe mbresat i lënë vetëm paraqitjet e koleksioneve dhe kombinimeve që i ofron ky brend internacional. Pa dyshim, që kur bëhet fjalë për trendet e fundit të modës, MANGO është adresa e vetme që ofron përzgjedhjet që shprehin frymëzim të stilit dhe personalitetit tuaj

MANGO do të jetë vetëm një nga arsyet për të vizituar GALERIA Shopping Mall, duke mos harruar mundësinë për t’u eksploruar kafiteritë dhe restorantet moderne, diversitetin e brendeve lokale dhe internacionale, si dhe këndin më të madh të argëtimit në Prizren.