Të gjitha njoftimet

Më 8 Mars u mbajt panairi ”Zhvillimi i biznesit nuk ka gjini” në GALERIA Shopping Mall

Panairit i 11-të Tradicional ESNAF, kësaj radhe u organizua në bashkëpunim me GALERIA Shopping Mall, më 8 Mars për nder të Ditës së Gruas me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së vetëdijes për rëndësinë që ka gruaja në zhvillimin ekonomik të shoqërisë.

Në panairin me moton “Zhvillimi ekonomik nuk ka gjini”, 30 biznese të udhëhequra nga gratë sipërmarrëse kishin rastin të ekspozojnë produktet e tyre kështu duke promovuar punën dhe biznesin që e zhvillojnë.

Me rastin e hapjes së programit të pranishëm ishin Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi, zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Mentor Arifaj, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, Këshilltarja Tregtare e Republikës së Turqisë Gözde Eroğlu dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve dhe institucioneve lokale.

Në kuadër të panairit, shoqata ESNAF prezantoi edhe platformën “Krijojmë mundësi, ndërmjetësojmë, ndërtojmë sukses”, që shërben si urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

Panairi qëndroi i hapur gjatë gjithë ditës ku vizitorët e qendrës tregtare GALERIA në Prizren kishin mundësinë të njihen me bizneset e grave ndërmarrëse dhe takojnë punëdhënësin e tyre potencial.

Ndër të tjera, vlen të citohet ashtu siç u përmend gjatë programit të hapjes së panairit se organizimi i ngjarjeve të tilla që ka për qëllim fuqizimin e gruas në pozita të rëndësishme në shoqëri është esencial për zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë.