Të gjitha njoftimet

Po zbarkojnë astronatutët në Galeria Shopping Mall.

Në vikendin e 25 dhe 26 janarit 2020 në Galeria Shopping Mall do të organizohet aktiviteti ‘’Space Day’’.
Pritet që ky vikend të jetë shumë i veçantë e me befasi të shumta për vizitorët e Galerisë.

Gjatë këtyre dy ditëve, në hapësirën e rezervuar për argëtim në këtë qendër, do të vendoset një anije kozmike ku vizitorët do të kenë mundësi të ulen rreth saj dhe të shohin planetet përmes VR.

Gjithashtu në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm OJQ ‘’Astronomy Outreach Kosova’’ nga Prishtina të cilët do të qëndrojnë në hapësirat e Galerisë nga ora 14:00 deri në ora 19:00. Pjesëtarët e kësaj organizate do të sjellin për vizitorët disa teleskop, ekspozitën me gurë nga Marsi dhe Hëna gjithashtu edhe disa mbetje nga Meteorët.

E në mënyrë që vizitorët me i informu më shumë rreth zhvillimit të Astronomisë, në Galeria do të jetë prezent një person i cili do të shpalosë fakte interesante për të gjithë vizitorët.

Me zbritjen e astronautëve në Galeria Shopping Mall, do të zbresin edhe cmimet, qejfi e kënaqësia.

Ju mirëpresim të gjithëve për një vikend më ndryshe.