Të gjitha njoftimet

MË 17 SHKURT E GJITHË KOSOVA NË QENDRËN TREGTARE GALERIA SHOPPING MALL NË PRIZREN

Do të mblidhemi bashkë me 17 Shkurt me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Galeria Shopping Mall.

17 Shkurtin, festën më të madhe shtetërore e kombëtare ju presim ta festojmë këtë vit së bashku. Për herë të parë Galeria Shopping Mall feston Ditën e Pavarësisë me një aktivitet të madh kulturorë. Dymbëdhjetë vjetori i Pavarësisë do të shënohet me argëtim, këngë e valle shqipe në qendrën tregtare Galeria Shopping Mall. 

Programi I mbajtur nga Ansambi i valleve “SHKA Agimi” do të jetë i larmishëm. Aktiviteti do të filloj në ora 14:00 me defile me veshje kombëtare. Kurse nga ora 15:00 ju presin performanca të shkëlqyeshme. Ansambi i valleve “SHKA Agimi” do të dhuroj një koncert madhështor të Hënën më 17 Shkurt. 

Po ashtu, në të njëjtën kohë do të keni mundësinë të shijoni ambientin në hapsirën e qendrës të rregulluar po për këtë ditë. 

Festojmë së bashku në Galeria Shopping Mall.