Të gjitha njoftimet

Për 7 dhe 8 mars me buqetë në duar në Galeria Shopping Mall

Çdo festë në Galeria sjell një ndjenjë më ndryshe, e sidomos kur festa është për personat më të dashur. Për ata që ju mësuan të zgjedhni rrugën e dijës e për më të shtrenjtat tona që na sollën jetë e dashuri pa kufi.Këtë 7 dhe 8 Mars Galeria Shopping Mall organizon aktivitet për të festuar këto dy data të rëndësishme.

Më 7 mars ftojmë të gjitha gjeneratat ndër vite, të përjetojnë edhe një herë ndjenjën e të qenurit në shkollë, e të festojnë ditën e mësuesve. Hapësira e eventeve në Galeria këtë ditë do të shndërrohet në një klasë duke sjell tek ju përsëri kohët e arta të rinisë. Për 7 mars mbledhe gjeneratën tënde dhe shijoni një ditë më ndryshe duke pirë një kafe në bankat shkollore. Bëhu bashkë me gjeneratën në Galeria dhe kaloni një ditë e cila do të mbetet gjatë në kujtimet e juaja.

Ndërsa më 8 mars, Galeria do të sjellë tek ju një mini ekspozitë me ikonat e mëdha shqiptare. Ekspozitë që do t’ju prezantoj të gjitha gratë shqiptare të cilat patën ndikim të madh në vlerat, kulturën e historinë tonë shqiptare. Gra të cilat kanë thyer edhe kufijtë ballkanik me të arriturat e tyre.

Gjithashtu “OJQ THY” do të realizojë një aktivitet me 8 mars në Galeria Shopping Mall prej orës 14:00 deri në ora 16:00 ku do të sjell ilustrimet e artistes Carol Rossetti të cilat pasqyrojnë vështirësitë me të cilat përballen gratë në shoqërinë tonë. Këtë vit, më 8 mars vullnetarët e organizatës përmes qëndisjes vejnë në theks shqetësimet e vazhdueshme të botës për të kontrolluar trupat, sjelljet dhe identitetet e grave.

Padyshim qe këto dy festa të rëndësishme gjithmonë festohen me dhurata, për t’i nderuar mësuesit e nënat tona me diçka të veçantë për ta. Në Galeria Shopping Mall keni lloj llojshmëri e opsione pafund për të përgatitur dhuratën tuaj për ta. Mbi 100 brende në Galeria do të ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen më të mirë për këtë dhuratë të rëndësishme.

Ju mirëpresim në Galeria Shopping Mall.