Të gjitha njoftimet

Pas gati tre muaj, qendra tregtare GALERIA hap dyert të Hënën, më 1 Qershor.

Pas gati tre muaj, qendra tregtare GALERIA hap dyert të Hënën, më 1 Qershor.

Të dashur vizitor, ju njoftojmë që Menaxhmenti i qendrës tregtare GALERIA ka përgaditur dhe vendosur masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e vizitorëve gjithmonë duke u bazuar sipas masave dhe rekomandimeve që janë ende në fuqi.

GALERIA do të jetë hapur sipas orarit të zakonshëm të punës çdo ditë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes.

Ju sjellim në vëmendje masat e sigurisë të vendosura nga institucionet shëndetësore, masa të cilat duhet të zbatohen me përpikmëri nga të gjithë vizitorët në qendër.

Gjatë të gjithë qëndrimit në qendër:
✅Duhen mbajtur maska që mbulojnë pjesën e gojës dhe hundën.
✅ Duhen të jeni të pajisur me Doreza.
✅ Gjatë qarkullimit në qendër të respektohet distanca prej 2 metra nga vizitorët e tjerë.
✅ Respektoni të gjitha sinjalistikat dhe përdorni mjetet e vendosura për deinfektim si tunelat dezinfektues dhe aparatet për dezinfektim të duarve.

Ju lutemi të mirëkuptoni të gjitha masat e marra dhe kushtoni vëmendje sepse të gjitha këto janë në funksion të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe punonjësve të qendrës.