Të gjitha njoftimet

Galeria Shopping Mall - ambient i sigurtë për vizitorët

16 Qershor 2020 - Galeria Shopping Mall në Prizren ka filluar aktivitetin e saj që nga 1 Qershori i këtij muaji ku edhe ka marrë dhe pa ndërprerje aplikon të gjitha masat e nevojshme që vizitorët e qendrës të jenë sa më të sigurtë.

GALERIA si qendra më e re në rajon po vazhdon ende me masat ndaj virusit Covid-19, ku ka vendosur sinjalistikat dhe mjetet për dezinfektim si tunelat dezinfektues dhe aparatet për dezinfektim të duarve në të gjitha hapsirat e qendrës.

Punonjësit në GALERIA Shopping Mall janë të pajisur me maska dhe doreza ku po respektojnë fuqishëm masat e sigurisë. Gjithashtu, punonjësit në GALERIA Shopping Mall çdo ditë kontrrollojnë temperaturën disa herë brenda ditës në mënyrë që të sigurohemi të jemi të shëndetshëm dhe korrekt ndaj vizitorëve tonë. Andaj, kërkojmë që çdo konsumatorë t’i respektojë masat e sigurisë gjatë kohës sa qëndrojnë në qendër. Si dhe bëjmë thirrje që vizitorët të mbajnë maska që mbulojnë pjesën e gojës dhe hundës, dhe të respektohet distanca

prej 2 metra.

Galeria Shopping Mall do t’i qëndroj besnik të gjithë vizitorëve duke respektuar të gjitha masat për një ambient sa më të pastërt dhe të sigurt.


Ju mirëpresim në Galeria Shopping Mall, Prizren.