Të gjitha njoftimet

JAVA BLACK FRIDAY në Galeria Shopping Mall

Këtë vit më gjatë e me më shumë oferta për Black Friday në GALERIA Shopping Mall - Prizren!


Marr për bazë sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit publik, këtë vit në GALERIA Shopping Mall ofertat për  BLACK FRIDAY do të zgjasin pothuajse një javë. Nga data 23 Nëntor e deri më 29 Nëntor, do të përfitoni zbritje dhe oferta marramendëse në çdo blerje!

Mbi 120 dyqane të gjitha brendeve vendore dhe ndërkombëtare vijnë me super oferta për festën e blerjeve të vitit. Zbritje duke filluar nga 20%, 30%, 40%, 50%, 60% e deri në 70% në të gjithë artikujt, përfshirë në tekstil, mbathje, kozmetikë, aksesorë, furnizime shtëpiake, elektronike. Por, edhe pjesa e argëtimit nuk do të mungojë. Derisa ju kryeni blerjet, të vegjlit tuaj mund të argëtohen në Parkun e Trampolines Area52, të shiqojnë film në Cineplexx apo mund të luajnë në bowling në BoBowling.

Prandaj, shfrytëzoni festën e blerjeve me zbritje shokuese nga brendet tuaja të preferuara që i gjeni të gjitha në një vend, vetëm në GALERIA SHOPPING MALL! Përfitoni shumë zbritje, DHURATA, KUPONA si dhe shumë BEFASI TË TJERA për ju gjatë javës‘’BLACK FRIDAY”!!!

Vlen të ceket që GALERIA është vend i sigurtë për çdo vizitor dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit! Gjatë blerjeve dhe qëndrimit në qendër matja e temperatures, mbajtja e maskës dhe dezinfektimi i duarve janë obligative.