Të gjitha njoftimet

Galeria Shopping Mall dhuron tunel dezinfektimi

Ne ua kemi borxh një falenderim të posaçëm gjithë personelit mjekësorë për punën e bërë gjatë përballjes me pandeminë globale COVID-19.
Në vijën e parë të frontit kësaj here ishin mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e tjerë shëndetësorë të cilët rrezikuan shëndetin e tyre për mirëqenien tonë.
Andaj si shenjë falenderimi dhe mirënjohje për gjithë sakrificën, punën e palodhshme dhe konsistente gjatë kësaj periudhe, Galeria Shopping Mall dhuroj një tunel dezinfektimi për Qendrën e Urgjencës në Prizren.
Gjithashtu një tunel u dhurua edhe për Qendrën Burimore për Mësim dhe këshillim “Lef Nosi”. 
Festat kanë kuptim atëherë kur i festojmë së bashku.