Të gjitha njoftimet

Galeria sjell kampanjën e shtatorit “Përsëri në shkollë”

Përgatitjet e shtatorit janë përgatitjet më të lezetshme në të njëjtën kohë kërkojnë më së shumti kujdes në përzgjedhje të produkteve cilësore dhe sa më praktike për përditshmëri si nga tekstili, mbathjet, elektronika dhe pajisjet shkollore. Për të lehtësuar procesin e përgatitjeve të juaja qendra tregtare GALERIA në Prizren fillon kampanjën “Përsëri në shkollë” dhe ju mirëpret me oferta të shumta në të gjitha kategoritë e blerjes nga të gjitha brendet ndërkombëtare dhe vendore.

Fillimet e mbara gjithmonë duhet të fillojnë me përgatitje të duhura dhe  përzgjedhje që takojnë cilësinë e lartë dhe preferencat tuaja. Andaj, zgjedh qendrën tregtare GALERIA dhe eksploro produktet e shumta nga brendet e njohura si Aztech, Intersport, LC Waikiki, Dardania Sport, Okaidi, Libraria Seven Days etj, ku kësaj radhe mund kryeni blerjet me oferta të ndryshme dhe ekstra zbritje. Plotësoni të gjitha dëshirat e fëmijëve tuaj në një vend për fillimin e vitit të ri shkollor.

Gjatë kohës së blerjeve shfrytëzoni ambientin e këndshëm për tu argëtuar me familjarët tuaj në këndet e shumta atraktive që gjenden në Galeria Shopping Mall.

Përgatitjet e shtatorit asnjëherë nuk kanë qenë më të lezetshme veçse me blerjet në GALERIA Shopping Mall në Prizren!