Të gjitha njoftimet

GALERIA SHOPPING MALL dhuron veturën LOGAN Dacia të lojës shpërblyese “7she në kajmak”

Loja shpërblyese “7she në kajmak” është organizuar për shtatë javë nga qendra GALERIA Shopping Mall ku mundësi të pjesëmarrjes kishin të gjithë klientët që kanë kryer blerje në njërin nga brendet në GALERIA, duke poseduar kupon mbi vlerën 20 euro.

Për shtatë javë radhazi janë dhuruar qindra kupona në vlera të ndryshme falas, TV Philips 50’, telefona të mençur, pushime në Stamboll, pushime në Antalya, skuter si dhe premia kryesore vetura Logan Dacia.

Transmetimet e tërheqjes së shpërblimeve janë bërë përmes live në Facebook të GALERIA si dhe portalit Telegrafi.

Pas përfundimit të procedurave është bërë dorëzimi i veturës së fituar në lojën shpërblyese “7she në kajmak” të organizuar nga qendra tregtare Galeria në Prizren.

Me rastin e tërheqjes së shpërblimit fituesja nga Prizreni Miranda Haxhikadrija, mes emocioneve shpreh falënderime për qendrën GALERIA Shopping Mall për mundësinë e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese dhe korrektësinë gjatë përzgjedhjes së shpërblimit.

Pos kësaj znj.Miranda potencoi se është konsumatore e rregullt e qendrës GALERIA, duke veçuar Galerinë si qendër atraktive moderne që plotëson nevojat e blerjes dhe argëtimit për çdo familje.

GALERIA Shopping Mall falënderon të gjithë konsumatorët për pjesëmarrje në lojën e madhe shpërblyese “7she në kajmak”, duke shfrytëzuar rastin të ju bëj thirrje të vazhdoni ta vizitoni qendrën GALERIA Shopping Mall në Prizren ku do të ju presin shumë befasi të reja.