Të gjitha njoftimet

Me 28 tetor u dha premiera e filmit “Zgjoi” në Cineplexx në Galeria Shopping Mall

Gjatë mbrëmjes së 28 tetorit u organizua eventi Ladies Night në Cineplexx në Galeria Shopping Mall për premierën e filmit vendor “Zgjoi” i cili pos shumë sukseseve u propozua edhe për çmimin Oscar.

Aktorja Yllka Gashi është protagonistja kryesore e filmit, e cila portretizon përjetimet dhe sfidat me të cilat është përballur Fahrija nga Krusha e Madhe që ishte në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës në Kosovë.

Pavarësisht sistemit patriarkal dhe sfidave që ishin jo-lehtë të përballueshme Fahrija fillon një biznes bujqësor për tu kujdesur për familjen e saj dhe për të krijuar të ardhura për shumë familje që po ashtu si Fahrija kishin humbur familjarët e tyre.

Me rastin e shfaqjes së premierës dhe eventit Ladies Night e pranishme ishte edhe zonja Fahrije dhe shumë gra nga Krusha për të cilat Cineplexx në Prizren dhe Galeria Shopping Mall organizuan pritje të veçantë, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tyre.

Filmi “Zgjoi” nga regjisorja Blerta Basholli do të vazhdoj të shfaqet në Cineplexx në Galeria Shopping Mall edhe gjatë javëve në vazhdim.

Ju mirëpresim!